Zv.ministrja e LR PDSH-së zyrtarizon hapjen e kufirit Kosovë-Maqedoni

Zv.ministrja e LR PDSH-së zyrtarizon hapjen e kufirit Kosovë-Maqedoni

VIDEO | Qindra qytetarë të ngujuar në “London Eye” pas sulmit pranë Parlamentit britanik
Filmi për Erdoganin po shfaqet nëpër kinematë zvicerane
Rrahje në pikë të ditës në Shkup, ja drama si ndodhi (VIDEO)
Ora 14 mblidhet kryesia e BDI-së në një seancë të jashtëzakonshme në Reçicë të Vogël
Kosova dhe Maqedonia sot në Prishtinë nënshkruan protokollin për ngritjen e pikës kufitare Bellanoc-Stanciq. Minisitri i në detyrë i Punëve të jashtme i Kosovës, Emanuel Demaj marrëveshjen e nënshkruar e cilësoi si shumë të rëndësishme pasi me të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve nga të dyja vendet. Marreveshjen e nënshkroi Demaj nga Kosova dhe zv.MInistria e Punëve të Jashtme, Arta Toçi, që vjen nga rradhët e LR PDSH-së, njofton shprehja.

Sot në Prishtinë, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë nënshkruanë marrëveshje për hapjen e pikës kufitare në Stançiq Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj dhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Arta Toçi, që vjen nga rradhët e LR PDSH-së njofton shprehja.

Kjo është marrëveshje është vlerësuar si shumë e rëndësishme nga përfaqësuesit politik të të dyja vendeve, pasi që do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

“Sot është një ditë e veçantë, sidomos për zonën e Anamoravës, pasi është nënshkruar një Marrëveshje që hap edhe një derë rreth lëvizjes së lirë, e sidomos për ata që jetojnë në këto zona. Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare”, ka thënë U.D. Ministri Demaj, pas nënshkrimit të Marrëveshjes, transmeton shprehja.

Vlerësim të ngjashëm për rëndësinë e kësaj Marrëveshje ka bërë edhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toçi.

“Është ditë e rëndësishme hapja e kësaj pike kufitare sa i përket banorëve, pasi do të shkurtojë rrugën për 20 deri në 25 kilometra. Shpresojmë në një afat shumë të shkurtër do ta finalizojmë këtë projekt ”, tha Toçi./shprehja

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.