22 C
Skopje
August 14, 2018
Offside

Zyrtare: Mësohet sa do t’i mungojë Bale Realit

Real Madrid sipas tabloidit britanik The Sun do të humbasë për plotë 4 muaj shërbimet e ylli uellsian Gareth Bale.

Dëmtimi i fundit i pësuar në sfidën e Championsit-it ndaj Sportingut të Lisbonës ishte i 15-ti për uellsianin që nga periudha që ka firmosur për Realin e Madridit.

Dëmtimi në ndeshjen ndaj skuadrës portugeze, rezultoi shumë më i rëndë sesa parashikohej fillimisht, me Bale që ka vendosur të operohet për të lënë pas problemet në gjurin e këmbës së djathtë.

Në këtë mënyrë Bale do të operohet në Londër dhe për tu rikthyer sërish në fushë ka nevojë për 4 muaj për tu rikuperuar plotësisht, duke humbur në këtë mënyrë 21 ndeshje.

Artikuj të ngajshëm

Sezon i ri makinë e re, ky është Mercedes-i i ri 120,000 € i Lukaku-t

shprehja

Zyrtare, Fernando Alonso largohet nga Formula 1 në fund të sezonit

shprehja

“Plas” te Inter, zikaltërit kërcënojnë mesfushorin…

shprehja