ZYRTARE: Partitë publikojnë kundërshtarët e Shpendit për Prishtinën

ZYRTARE: Partitë publikojnë kundërshtarët e Shpendit për Prishtinën

Tronditet Maqedonia, dy persona janë gjetur të vdekur, shkaqet misterioze
(VIDEO) Përcillen me dhimbje katër anëtarët e familjes Sulejmani
Vrasja në Butel, vdes gruaja e sulmuesit
ZYRTARE: Gruaja e Ilir Metës kryetare e LSI-së

Pas gati dy dekadave të udhëheqjes së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo para katër vjetëve e humbi këtë komunë. Lëvizja Vetëvendosje! për herë të parë garoi për zgjedhjet lokale në dhjetor të 2013-tës, duke e fituar me kandidatin e tyre Shpend Ahmetin, kujton shprehja.

Tash kur pritet që Shpend Ahmeti të fiton garën për mandatin e dytë të Prishtinës, partitë tjera shpallin kandidatët e tyre për këtë komunë. AKR-ja para disa javëve e publikoi kandidaturën e Arbër Vllahiut, njofton shprehja.

Dje, LDK publikoi Arban Abrashin si kandidat për Prishtinën, ndërsa PDK-ja doli me Lirak Çelajn. Përndryshe, zgjedhjet lokale në Prishtinë do të mbahen me 15 tetor, ndërsa sot është afati i fundit për publikimin e kandidaturave./shprehja.com

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.