February 28, 2021
Portali Shprehja

​Borë në Kroaci, ndërpriten disa linja të trageteve

Bora që ka nisur të bie sonte në Kroacinë qendrore dhe veriperëndimore, Gorski Kotar dhe Lika, ka shkaktuar probleme në trafikun rrugor dhe detar.

Për shkak të reshjeve të borës në pjesë të autostradës Adriatik, qarkullimi është i ndaluar për:

autobusë me dy nivele, automjete me karvanë, motoçikleta, automjete shpërndarëse dhe automjete me hapësirë të mbuluar të ngarkesave.

Mediat kroate raportojnë se për shkak të erërave të fuqishme nga jugu, të cilat krijojnë valë të larta prej disa metrave në detin e hapur, të gjitha linjat që lidhin Splitin me ishujt qendrorë të Dalmacisë janë ndërprerë.

Të Ngjajshme

Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet – Iliria News Agency

admin

Rama më mirë ndihet kur e takon Vuçiqin se sa kryeministrin e Kosovës – Iliria News Agency

admin

Mbi 20 mijë zarfe me vota nga diaspora janë refuzuar – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment