August 2, 2021
Portali Shprehja

​Britania e Madhe pritet të heqë kufizimet nga 19 korriku – Iliria News Agency

Ministri i ri i Shëndetësisë në Britani, Sajid Javid, ka paralajmëruar hapjen e plotë të Britanisë më 19 korrik.

Javid, i cili do të zëvendësojë Mat Hancook që u përshi në një skandal seksual para një jave, tha për “Mail on Sunday” se mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e britanikëve është heqja e kufizimeve të COVID-19 që janë ende në fuqi.

“Argumenti ekonomik për hapjen e vendit tashmë dihet, por për mua argumentet shëndetësore janë po aq urgjente”, tha Javid.

Nga 19 korriku, britanikët e vaksinuar me dy doza do jenë në gjendje të udhëtojnë drejt vendeve të listës së verdhë, pra në gjithë vendet e Evropës pa qenë nevoja të karantinohen në kthim për dhjetë ditë, siç është momentalisht.

Mbajtja e maskave do të jetë mbi baza vullnetare, përfshi edhe transportin publik me përjashtim të spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

Të Ngjajshme

Grenell në Tiranë, takon Edi Ramën – Iliria News Agency

admin

Shpërthimi i bombolës në Velipojë, pas 2 vajzave, ndërron jetë edhe nëna – Iliria News Agency

admin

Osmani nderon post-mortem djalin e Joe Biden që shërbeu në Kosovë, thotë se familja Biden bëri shumë për shtetin tonë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment