​Kurti: Që të luftohet me sukses krimi, duhet trimëria e policëve dhe një qeveri ndryshe

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ngushëlluar familjen e policit që ka humbur sonte jetën në detyrë.

“Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq. Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt.

Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin.


​Haradinaj: I tronditur për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është ndjerë i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës.

“I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit.

Ftoj organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti.

Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit!


Kadri Veseli: Askush nuk guxon që t’i prek djemtë tanë në uniformë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka theksuar se me shqetësim të madh e ka marrë nga mediat lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi.

“Askush nuk guxon që të preki djemtë tanë në uniformë, e kushdo që guxon t’i sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit” ka shkruar Veseli në Facebook.

Postimi i Veselit në Facebook:

Me shqetësim të madh mora nga mediat lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen sa më shpejt për të vënë sa më parë shkaktarēt para përgjegjësisë ligjore për të marrë dënimin e rëndë të merituar. Askush nuk guxon që të preki djemtë tanë në uniformë e kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem ndërkaq që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranē familjeve të tyre.

.

Të ngjajshme

Ambasadori kinez në Maqedoni, Xhang paralajmëron heqjen e vizave

shprehja

Ilioski: VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë ligjin për lustrim

shprehja

Anti-korrupsioni, qindra të lëndë të hapura

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë