May 28, 2022
Portali Shprehja

10 muaj pas makthit, ylli i Roma-s kthehet të përjetojë fushën! Gati për finalen në Tiranë?!

Leonardo Spinazzola është rikthyer për Romën pothuajse një vit pas këputjes së tendinit të Akilit gjatë triumfit të Italisë në EURO 2020. Mbrojtësi i majtë ishte në shënjestër për t’u emëruar lojtari i turneut derisa u rrëzua në agoni gjatë fitores 2-1 çerekfinale ndaj Belgjikës më 2 korrik 2021.

Ai kishte çarë tendinën e tij të Akilit, një dëmtim relativisht i rrallë në botën e futbollit dhe kërkoi një operacion të komplikuar me një proces shumë të gjatë rikuperimi. Kishte sugjerime se Spinazzola do të rikthehej në mars, por klubi donte të sigurohej se ai ishte plotësisht në formë përpara se të rrezikonte rikthimin e tij në fushën e lojës.

Tact Watches

Ky moment ndodhi gjatë humbjes 2-0 të mbrëmjes në Serie A ndaj Fiorentinës në Stadio Franchi, duke u futur nga stoli në minutën e fundit. Spinazzola mbushi 29 vjeç në mars dhe kjo ishte paraqitja e tij e parë në Serie A që nga 25 prilli 2021, ne fushen e Cagliarit.

Ky rikthim do t’i shtyjë tifozët të shpresojnë që Spinazzola mund të luajë një pjesë në finalen e Ligës së Konferencës kur Roma të përballet me Feyenoord më 25 maj në Tiranë.

Sa i perket ndeshjes Fiorentina e ka nisur mbarë ndeshjen ku në minutën e pestë ka zhbllokuar sfidën me një gol nga Gonzalez nga pika e bardhë e penalltisë. Klubi violë po tregohej shumë këmbëngulëse që në fillimin e ndeshjes dhe kështu shpërblehet përsëri në minutën e 11-të ku Bonaventura dyfishon shifrat pas një asistimi nga Cabral.

Sfida ishte shumë intensive ku dhe kartonat e verdhë nuk munguan pasi gjyqtari Guida nxorri nga xhepi 3 të tillë gjatë 45 minutave, 2 për Fiorentinën dhe një për Romën.

Pjesa e dytë nuk nisi ndryshe për ekipin e Mourinhos edhe pse aktivizoi direktë Zaniolon në vend të Oliveira. Rastet ishin të shumta por Fiorentina u tregua më e rrezikshme. Fiorentina kështu mbyllë javën e Serie A me një fitore ndaj Romës ku tashmë “La Viola” ka mundësinë të futet në Europa League.

.

Të Ngjajshme

Zbardhet fjalimi motivues i Ancelottit te Real Madridi para finales së Champions-it

admin

Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

admin

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Leave a Comment