January 23, 2022
Portali Shprehja

109-vjetori i krijimit të policisë së shtetit, Rama: Respekt për të gjithë kontribuesit

Sot shënohet 109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit. Me një urim për ditëlindjen e Policisë së Shtetit e ka nisur mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama.

Tact Watches

“Mirëmëngjesi dhe me përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj si edhe respekt për të gjithë kontribuuesit e saj, në këtë ditëlindje të Policisë së Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në rrjete sociale.

Paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorisë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të zhvillohet një ceremoni simbolike me rastin e ditëlindjes së policisë së shtetit. Rrugëtimi 109-vjeçar i Policisë së Shtetit përputhet me pikat kyçe të historisë së Shqipërisë, duke filluar me shpalljen e Pavarësisë, deri në ditët e sotme.

Të Ngjajshme

Situata në Ukrainë, Britania paralajmëron për një tjetër plan të Rusisë

admin

Fyu Presidentin Erdogan, gazetarja arrestohet në orën 2 të mëngjesit

admin

Vuçiq mori një listë me 7 persona që po përgatiteshin për ta vrarë

admin

Leave a Comment