December 5, 2022
Portali Shprehja

11 doganierë serbë dorëzojnë dorëheqjet në Jarinjë e Bërnjak

Njëmbëdhjetë doganierë serbë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në pikat kufitare në veri në Jarinjë e Bërnjak.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka konfirmuar për KOHËN se janë deponuar dorëheqjet.

Ai ka thënë se zëvendësimet do të bëhen nga alokimi i stafit nga pikat tjera.

“Njëmbëdhjetë pjesëtarë serbë të Doganës së Kosovës kanë dhënë dorëheqje. Ata punonin në Jarinjë e Bërnjak. Zëvendësimi i tyre do të bëhet duke alokuar doganierë nga pika tjera”, ka thënë Stavileci.

Doganierët serbë që kanë dorëzuar dorëheqjet, kanë folur për mediumin serb “Kosovo Online”. Ata kanë thënë se dorëheqja ishte për “shkaqe morale dhe solidaritet ndaj popullit serb”.

“Ajo që dua të them është se kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me kolegët tanë shqiptarë si ata të Doganës ashtu edhe të Policisë. Shpresoj që të gjendet ndonjë zgjidhje”, ka thënë një nga doganierët serbë në veri që është dorëhequr.

Të Ngjajshme

Analistja Avdiu merr lëvdata në Serbi, pasi që veprimin e Xhakës e quajti “akt rrugaçi”

admin

Kafja turke, në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

admin

Pendarovski: Riaktivizimi i Procesit të Berlinit, një lajm i shkëlqyer

admin

Leave a Comment