November 29, 2020
Portali Shprehja

1200 shërbime online deri në fund të vitit në Shqipëri

Foto: ILustrim

Qeveria do të vijojë të shtojë shërbimet online dhe në fund të vitit parashikon që të arrijë në 1200 të tilla. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një fjalimi në hapje të Akademisë së Kodimit tha se ambicia e qeverisë është që të mbyllet njëherë e mirë korrupsioni me shërbimet në administratë.

“Në Dhjetor shërbimet online do të jenë 1200. Besoj që shifra flet vetë ashtu sikundër flet vetë. Ambicia jonë është që ta mbyllim njëherë e mirë kapitullin rraskapitës të tre dekadave të halleve të njerëzve me shërbimet si pasojë e një administrate që është ende shumë e re për të qenë në lartësinë e duhur, që vuan ende nga sëmundje shumë të vjetra dhe që patjetër ndër të tjera ka sëmundjen e ryshfetit. Ta mbyllim duke e çuar shtetin komplet në xhepin e çdokujt në smartphonin e çdokujt, në kompjuterin më të afërt dhe të mos ketë nevojë askush që të dalë nga shtëpia, të marrë rrugën, të mbajë radhën dhe të presë me ankth se ç’lloj fytyre do të ketë shteti në atë moment për të në trajtën e administratorit të radhës, që sado mund të përmirësohet, prapë se prapë mbetet një fytyrë e padëshirueshme edhe për arsye të shumë viteve në kurriz për njerëzit”, tha Rama.

Të Ngjajshme

Dita e Pavarësisë, Pompeo uron shqiptarët “në emër të qeverisë së SHBA-ve dhe popullit amerikan”

admin

Presidenti Meta: “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”

admin

Ankohet Bekim Jashari: Ka dështuar shteti me Kullat e familjes Jashari

admin

Leave a Comment