December 4, 2021
Portali Shprehja

14 dhjetori, afat joreal për arritjen e marrëveshjes mes RMV-së dhe Bullgarisë

Daniell Lorer nga koalicioni “Ndryshimi vazhdon”, i cili konsiderohet si kandidat më serioz për ministër të Punëve të Jashtme në qeverinë e re në Sofje, deklaroi për Radio “BTV” se 14 dhjetori nuk është afat realist për arritjen e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, transmeton MIA. Sipas Lorer, nëse lihet vetëm historia që t’i lëvizë bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme që të dy palët të arrijnë marrëveshje.

Sipas tij, do të hapen edhe diskutime plotësuese sa i përket progresit ekonomik mes të dyja vendeve.

Tact Watches

“Respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni është me rëndësi të parë”, tha ai dhe theksoi se vijojnë bisedime në bazë të fakteve, e jo të spekulimeve nëse këto të drejta janë shkelur.

“Ndërsa bisedimet për historinë do të lëvizin në mënyrë progresive, kështu që edhe Sofja dhe Shkupi do të jenë të kënaqur”, shtoi Lorer.

Ai vlerësoi se Komisioni i Përbashkët Historik mes Shkupit dhe Sofjes nuk propozon progres dhe të dyja palët ndjehen të pakënaqura nga ajo që ndodh, ndërsa sipas tij  dhe duhet të gjendet formulë e re. Funksioni i këtij Komisioni, tha ai, duhet të ndihmojë, por jo të jetë edhe e vetmja rrugë në këtë proces.

Lorer shton se vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të jenë pjesë e BE-së, por që Bullgaria nuk mund të lejojë që të shkelen të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Rruga, jo vetëm e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit është drejtë BE-së. Do të doja që kur Maqedonia e Veriut të hyjë në atë proces, kjo të ndodhë pa u shkelur të drejtat e bullgarëve në Maqedon. Por, nga ana tjetër, duhet të ketë program ekonomik, i cili do ta sigurojë mirëqenien ekonomike dhe ne kemi mjaftueshëm plane konkrete, që kjo të ndodhë”, tha ai.

Në pyetjen nëse do të propozohet për ministër të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Lorer as nuk demantoi, as nuk konfirmoi.

Të Ngjajshme

Paralajmërohet ngrirja e çmimeve të produkteve elementare në Maqedoninë e Veriut

admin

Marrëveshja Zaev Gashi shtyhet sërish, ai po ngjanë serialit Feride

admin

Antovski: Sërish do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

admin

Leave a Comment