August 17, 2022
Portali Shprehja

141 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave të trafikut

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 141 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 21 për tejkalim të shpejtësisë, 39 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, 6 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 5 të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

FIFA pezullon Indinë nga garat e futbollit

Kasami: BDI për 20 vite nëpërkëmbi veteranët e UÇK-së, shkeli mbi dinjitetin e tyre

admin

Partitë në pushtet nuk kanë konsensus për rekomandimet historike me Bullgarinë

Leave a Comment