January 30, 2023
Portali Shprehja

15 mijë banorët e Haraçinës, kërkojnë çerdhe për fëmijë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Janari i vitit 2023 i gjen banorët e Haraçinës pa çerdhe për fëmijë, edhepse objekti është gati tashmë. Familjet ku të dy prindërit punojnë, akoma detyrohen që të udhëtojnë dhjetëra kilometra për të dërguar fëmijët nëpër çerdhet e vendbanimeve të tjera.

“Sa më shpejtë më mirë është kjo gjë, mu rregullu çerdhja çdo gjë, por pse vonohet ai është tregim tjetër”.

“Nevojë ka për çerdhe, është në përfundim dhe mendojm se do të bëhet më mirë. Për mendimin tonë është e vonuar, por edhe tash është e mirëseardhur, çdo gjë, nuk është asnjëherë vonë”.

“Ka nevojë për çerdhe, ka njerëz që ka njerëz që fëmilët duhet t’I dërgojnë në çerdhe, pak ka qenë me vonesë, por falë Zotit që e kanë ndërtu, shpresoj ta kryejnë së shpejti.”

“Kemi nevojë për t’i dërgu në çerdhe fëmijët, por akoma nuk është gati dhe do të presim derisa të bëhet gati..”

“Për vitin e ri është deshtë të hapet, mirëpo komuna e ka prolongu ka thënë pas muajit mars.”

“Çerdhja si çerdhe, është shkatërrua një stadion për t’u rregullu një çerdhe. Domethënë ka shumë gjëra që duhet të rregullohen.”

Se fëmijët do të fillonin të shkonin në çerdhe që nga janari I këtij viti kanë qenë edhe pritjet e vetë kryetarit të komunës, Ridvan Ibraimi. Ai pajtohet se nuk është arritur gjithçka të shkojë sipas afatit.

“Punët ndërtimore të forta janë të rregulluara ose të mbaruara, kurse ka mbetur pjesa e mobilimit të cilën presim që sa më shpejtë të mobilohet çerdhja që për herë të parë po e realizojmë në komunën tonë, këtu edhe pjesa administrative ose themelimi I një subjekti të ri, jemi në fazë të përgatitjes së sistematizimit, kështu që po bëjmë punën tonë të duhur në kohë, pjesën tjetër e dijmë se varet nga pushteti qendror, jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe mendojmë se secila palë do ta kryejë obligimet në kohë të duhur. Unë personalisht kam prit që janarin ta startojmë me çerdhe. Për fat të keq kjo nuk u arrit, nuk u arrit jo që komuna nuk deshi, por ishin pjesët ndërtimore” , deklaroi Ridvan Ibraimi, kryetar I komunës së Haraçinës.

Më herët edhe Ministrja e Punës dhe politikës sociale kishte deklaruar se çerdhja në komunën e Haraçinës do të hapet në vitin 2023. Në Komunën e Haraçinës jetojnë mbi 15 mijë banorë./Alst.mk

.

Të Ngjajshme

Shkarkohet Danella Arsovska, nuk është më kryetare e BNJV-së

Finlanda shpresa të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

“Shënimi i përvjetorit të Goce Dellçevit”, Spasovski: Nuk do të lejojmë kurrfarë incidenti

Leave a Comment