12 C
Skopje
May 23, 2019
Informacione Vendi

18 vjet burg për policin shqiptar të Manastirit që vrau shokun e tij

Tact

Gjykata Themelore e Prilepit, e dënoi me 18 vjet burg policin nga Manastiri, Enver Toska, për vrasjen e bashkëqytetarit të tij 36-vjeçar, Bekir Alili. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 14 shtator të vitit të kaluar, ku trupi i viktimës u gjet afër fshatit Bellovodicë, në afërsi të Prilepit. 25-vjeçari Toska, dje në seancën e parë në procesin gjyqësor kundër tij, e pranoi fajin dhe shprehu keqardhje për familjen e viktimës.

Sipas akuzës, më 14 shtator të vitit të kaluar, Enver Toska e ka vrarë Bekir Alilin, pas çka e ka djegur trupin e tij me qëllim që t’i fsheh dëshmitë. Gjatë kryerjes së veprës sipas akuzës, Toska ka qenë i vetëdijshëm për veprën që e ka bërë.

Prokuroria

“Prokuroria do të dëshmojë se i akuzuari e ka kryer veprën penale më 14 shtator të vitit të kaluar rreth orës 16:20 me paramendim dhe nga interesi. Ai së pari e ka përgatitur veprën, ka qenë në vendin e ngjarjes, së pari e ka vrarë e më pas e ka djegur trupin. Ekspertiza psikiatrike tregoi se i akuzuari Toska ka qenë i vetëdijshëm kur e ka kryer një nga veprat më të rënda penale”

Motivet e vrasjes akoma mbeten të panjohura, ndërkaq prokuroria e cilëson këtë si një nga veprat penale më të rënda dhe më brutale, vrasje sipas nenit 123, paragrafi. Ndërkaq, dënimi për këtë vepër penale është prej 10 vjet deri në burg të përjetshëm./Shenja.tv

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Financimi i OJQ-ve nga Qeveria, dilema rreth pavarësisë

shprehja

Kostadinov: Mickoski po bëhet promotor i politikave të LSDM-së

shprehja

Ja si po ndryshojnë gjërat

shprehja