April 13, 2021
Portali Shprehja

2 episode të “SpongeBob” fshihen nga platformat, ja cila është arsyeja

Dy episode të “SpongeBob SquarePants” nuk do të jenë më të disponueshme në Paramount+ dhe Amazon, për shkak të përmbajtjes së tyre të papërshtatshme, transmeton lajmi.net.

Një episod, “Kwarantined Crab” nga sezoni i 12-të, përqëndrohet në historinë e një virusi.

“Kemi vendosur të mos e transmetojmë për shkak të ndjeshmërisë që ka përfshirë gjithë botën për shkak të pandemisë reale globale”, ka thënë një zëdhënës i Nickelodeon për “CNN Business”.

Në episodin në fjalë një inspektor shëndeti shkon në Krusty Krab dhe gjen një rast me “Clam flu” në restorant. Pas zbulimit, inspektori i shëndetit karantinon shefat dhe personazhet në filmin e animuar “pushtohen” nga ankthi. Ata që supozohet se kanë virusin shmangen dhe vendosen në një frigorifer.

Ky episod reflekton ndjenjën e izolimit dhe urrejtjes që shumë komunitete aziatike kanë përjetuar që nga fillimi i pandemisë. OBSH-ja ju ka kërkuar njerëzve që të shmangin terma të tilla si “virusi kinez”, sepse mund të krijojnë një reagim kundër njerëzve me origjinë aziatike.

Në episodin tjetër të quajtur “Mid-Life Crustacean” është hequr që në vitin 2018. Në të, SpongeBob, Patric dhe zoti Krabs futen në shtëpinë e një gruaje dhe i vjedhin të brendshmet.

“Ne vendosëm se disa elementë të historisë nuk janë të përshtatshëm për fëmijët”, ka thënë zëdhënësi i Nickleodeon.

Të Ngjajshme

Nga Berlini vijnë filxhanët e bërë me llum kafeje; Janë të bukur dhe të fortë

admin

Kush ishte princi Philip – Historia e princit të Anglisë, që në fakt kishte qenë kushëri i mbretëreshës

admin

A e dini sa njerëz në botë kanë emrin tuaj?

admin

Leave a Comment