January 28, 2022
Portali Shprehja

2021 ka përfunduar për Lorenzo Pellegrini: 30-40 ditë pushim për kapitenin e Romës

Lorenzo Pellegrini do të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Mourinho vetëm në vitin e ri. Mjekët kanë konfirmuar se lojtarit të Romës do t’i duhen 30-40 ditë pushim për dëmtimin e “kuadriceps”.

Që në fillim u duk një dëmtim mjaft i rëndë, aq sa José Mourinho kishte folur edhe për një ndalesë “disa-javore”. Viti 2021 i Lorenzo Pellegrinit, i cili u largua nga fusha në minutat e para të Roma-Torino, ka përfunduar zyrtarisht.

Tact Watches

Siç raporton “Sky Sport”, testet mjekësore të cilave iu nënshtrua kapiteni verdhekuq nxorën në pah dëmtimin në “kuadricepsin” e djathtë, çka nuk do ta lejojë të jetë sërish në fushë para 30-40 ditëve.

Pellegrini do të mungojë në 6 ndeshjet e planifikuara për në dhjetor: Bologna, Inter, CSKA Sofia (Conference League), Spezia, Atalanta dhe Sampdoria.

.

Të Ngjajshme

United e bleu si super talent duke paguar 22 mln euro, tani e huazon në Skoci!

admin

E KRYER | Interi merr edhe një sulmues, paguan 800 mijë euro rrogën e tij!

admin

ANGLIA E ÇMENDUR PAS BROJA | Southampton tenton ta mbajë, Newcastle ofron shumë para por Chelsea…

admin

Leave a Comment