May 28, 2022
Portali Shprehja

21-20-21; kodi magjik sezonal i Vinicius  Junior te Real Madridi

Carlo Ancelottti foli me krenari për Vinicius në fund të ndeshjes. Dhe ka arsye për këtë. Me trajnerin italian, braziliani ka prekur më në fund qiellin, duke arritur në nivelin që pritej prej tij. Tashmë ka katër sezone te Real Madridi, por është vetëm 21 vjeç, një moshë që ndonjëherë harrohet nga më kërkuesit.

Dhe në atë moshë, ai tashmë ka firmosur disa shifra të frikshme këtë sezon. Me “hat-trick”-un e tij kundër Levantes dhe asistin për Benzema, tashmë janë 21 gola dhe 20 asiste. Vetëm Karim e lë në hije atë, por shifrat e brazilianit tashmë janë stratosferike dhe më shumë krahasuar me rekordet e tij në fushatat e mëparshme.

Tact Watches

Vinicius Junior (21 vjeç) nuk do ta harrojë kurrë këtë ndeshje kundër Levantes, apriori e parëndësishme në planin rezultativ për të bardhët. Një takim i veçantë që erdhi rastësisht një ditë para 5-vjetorit të debutimit të tij profesional dhe në të cilin ai shënoi “hat-trick”-un e parë si madridas, gjithashtu gjatë gjithë karrierës së vet.

Një mënyrë ideale për të vazhduar kurorëzimin e një fushate që e vendos atë si një futbollist diferencial.

Të dhënat e tij janë mbresëlënëse në vetvete, por edhe më shumë kur krahasohen me ato të regjistruara në tri sezonet e mëparshme në Spanjë. Me dy ndeshje ende për t’u luajtur në La Liga dhe finalen e Ligës së Kampionëve në afërsi, kursi i “Carioca” është i jashtëzakonshëm. Në moshën 21-vjeçare, ai ka 21 gola, vetëm pas Benzema, dhe 20 asiste, të pakrahasueshme në këtë statistikë.

Kur gjyqtari fishkëlleu tri herë, Vini pati kohë të festonte dhe të fliste për mediat. “Të gjithë më kanë ndihmuar shumë. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u përgatitur për finalen në Paris. Ancelotti më pyeti nëse doja të vazhdoja dhe unë i thashë se doja të bëja ‘hat-trick’.

.

Të Ngjajshme

Zbardhet fjalimi motivues i Ancelottit te Real Madridi para finales së Champions-it

admin

Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

admin

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Leave a Comment