U deshën njëzet e një vjet, por në fund Nantes ia doli. Skuadra nga fundi i viteve ’90 dhe fillimi i vitit 2000 kishte mundur të dominonte në Francë dhe të bënte rrugën e saj në Evropë dhe u kthye për të fituar një trofe, duke fituar Kupën e Francës në finale kundër Nice, sot ne mbremje…
Goli vendimtar u shënua me një goditje dënimi nga Ludovic Blas, talenti më i pastër por edhe forca lëvizëse e sezonit nga Kombouaré. Asgjë nuk vlejti sulmi final i Nice, i cili u thye në murin mbrojtës të ‘kanarinave’ dhe në dorezat e ish-portierit te Fiorentinas, Lafont, një prej protagonisteve të këtij viti magjik.
Les Canaris s'imposent 1-0 face à Nice et remportent leur 4ème #CoupeDeFrance !
@FCNantes
#OGCNFCN pic.twitter.com/mawoFiLB3m
— Coupe de France (@coupedefrance) May 7, 2022
Në Ligue 1 në vitin 2013, Nantes nuk ishte më në gjendje të rifitonte statusin e të mëdhenjve të Francës, duke rënë në anonimitet. Klubi përjetoi gjithashtu tragjedinë e Emiliano Sala, i cili vdiq në një aksident ajror në vitin 2019 në rrugën e tij për në Cardiff për të përfunduar lëvizjen e tij në Angli.
Një kujtim gjithnjë i gjallë, i nderuar me një fitore historike që do të rikthejë Nantes për të garuar në Evropë, me kualifikimin direkt në Europa League të radhës. Zhgënjim i madh përkundrazi për Nicen.
Kjo pasi nuk arrin të përfundojë hapin e radhës të një projekti ambicioz të realizuar me nënshkrimin e Galtier, i cili këtë herë, pas arritjes së vitit të kaluar me Lille, u ndal në më të bukurën.
.