23.6 C
Skopje
July 15, 2019
Tech

22-vjeçares i vendoset kafka e parë plastike, e bërë me printer 3D

Tact

Për këtë arsye, mjekët ia hoqën pjesën e sipërme të kafkës dhe ia zëvendësuan me një pjesë që e printuan me material plastike, në një printer 3D.

Operacioni u krye nga një ekip neurokirurgësh në universitetin e Utrehtit, të cilët thonë se kjo është hera e parë që transplantohet një kafkë e printuar me 3D, dhe trupi i pacientes nuk e ka refuzuar.

Operacioni zgjati 23 orë, dhe kafka e 22-vjeçares ishte trashur aq shumë sa po të mos operohej do të kishte pësuar dëme shumë të rënda në tru, që do ta çonin drejt vdekjes.

Pasi i hoqën pjesën e sipërme të kafkës së vet, mjekët krijuan transplantin plastik enkas për formën që i nevojitej vajzës, dhe tani asaj i është kthyer shikimi, nuk ka më dhimbje e madje është kthyer në punë.

Nuk dihet ende nëse kafka plastike do të zgjasë përgjithnjë apo nëse do të zëvendësohet në të ardhmen, por operacioni konsiderohet mëse i suksesshëm dhe vajza nuk dallohet fare që ka bërë operim.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Dënohet “Facebook”/ Gjobë prej 5 miliardë dollarësh

shprehja

Bentley prezanton makinën e së ardhmes – FOTO

shprehja

Mbërijnë airpods 3/ Brezi i fundit i kufjeve iphone me wireless

shprehja