July 28, 2021
Portali Shprehja

“27 prilli”/Prokuroria: Janakievski e Ristovski, organizatorët kryesorë

Prokurorja e krimit të organizuar, Villma Ruskoska i zuri në befasi gjykatën dhe mbrojtjen e të akuzuarve për organizimin e dhunës në Kuvend më 27 prill 2017. Në vend të fjalëve përfundimtare, Ruskoska trupit gjykues i dorëzoi ndryshimet në akuzë. Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski akuzohen për organizimin e protestave dhe parandalimin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Në akuzën fillestare, Ristovski dhe Janakievski akuzoheshin si pjesëtarë të grupit që ka organizuar dhunën, ndërsa me plotësimet e fundit organi akuzës ka ndarë veprimet e tyre konkrete. Që të dy ndiqen penalisht si organizatorë kryesorë të protestave.

Prokuroria posedon dëshmi ta diskutueshme se Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski nga momenti i parë janë ndër organizatorët kryesorë të protestave “Për Maqedoni të përbashkët” motivi i të cilave ishte të mos lejohet zgjedhja e kreut të Kuvendit. Nuk mund ta kuptoj pse mbrojtja e të akuzuarve kërkoi shtyrjen e fjalëve përfundimtare. Dëshmitë materiale dhe sms porositë ishin shpalosur edhe në stadin kryesor të gjykimit”, tha Villma Ruskoska, prokurore e krimit të organizuar.

Mbrojta e të akuzuarve kërkoi shtyrjen e fjalëve përfundimtare në mënyrë që të ketë kohën e duhur për kundërshtimin e pretendimeve të prokurorisë të propozuara në akuzë. Sipas tyre, ndryshimet nuk janë të vogla, por bëhet fjalë për ndryshime thelbësore të cilat mund t’i japin kahje tjetër gjykimit. Gjatë leximit të akuzës, Ruskoska potencoi disa momente kyçe të cilat sipas saj dëshmojnë se 27 prilli ka qenë i organizuar dhe strukturuar.

Spiro Ristovski, Vlladimir Atanasovski dhe Nikolla Gruevski kanë bërë plan me qëllim cenimin e rendit kushtetues përmes akteve të dhunës dhe pengimin e pranim-dorëzimit të pushtetit. Gjatë gjithë kohës në bashkëpunim me Mitko Çavkov kanë zvogëluar numrin e policëve. Gruevski si kryetar i VMRO-DPMNE-së ka kërkuar nga qytetarët të mos rrinë në shtëpi dhe të dalin në rrugë të marrin në duar të ardhmen e tyre. Veljanovski kishte për detyrë të pamundësonte zgjedhjen e kryetarit të ri, Janakievski dhe Ristovski kanë organizuar çdo ditë protesta, ndërsa Atanasovski dhe Boshkovski kanë organizuar dhe mobilizuar grupet e udhëhequra nga Kolo dhe Ninxha”, thuhet në akuzën për organizatorët e 27 prillit.

Ruskoska lexoi edhe sms porositë e dërguara nga Janakievski dhe Ristovski të cilët kanë urdhëruar protestuesit t’i përforcojnë protestat dhe të ngjiten lart në sallën e konferencave për shtyp ku shumica parlamentare po mbante konferencë për media, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi. Në sallë u lexuan edhe porosi me përmbajtje fyese ndaj deputetëve dhe udhëheqësisë së LSDM-së. Seanca për fjalët përfundimtare do të vazhdon më 6 korrik.

Adrian Kerimi

.

Të Ngjajshme

Qeveria do t’i ofron partive të vogla uljen e pragut në 1 për qind për këshilltar komunal

admin

Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta

admin

Aksion i madh policor në Shkup, disa të arrestuar

admin

Leave a Comment