February 25, 2021
Portali Shprehja

287 gjoba vetëm në Shkup gjatë ditës së djeshme

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme ka sanksionuar 287 vozitës, prej të cilëve, 30 kanë qenë pa patentë shoferi, ndërkaq 20 të tjerë nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë kontrolleve të djeshme, vetëm në Shkup janë shqiptuar 287 masa, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferi 30 sanksione, 16 sanksione për vetura teknikisht jo në rregull dhe 19 masa për përdorim të telefonëve.

20 sanksione janë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 11 masa për mosrespektim të shpejtësisë së lejuar, 10 sanksione për mospërdorim të rrypit të sigurisë dhe 94 sanksione për vetura në vende të parregullta dhe të parkuara në vende joadekuate.

Njoftojnë gjithashtu se kontrollet do të vazhdojnë edhe më tej.

.

Të Ngjajshme

Padi 27 vjeçarti nga Koliçani i Epërm për armëmbajtje pa leje dhe municion

admin

Qeveria e Maqedonisë miratoi marrëveshjen për furnizim me vaksina ruse

admin

Filipçe nuk e përjashton mundësinë e rritjes së masave restriktive

admin

Leave a Comment