Me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën moton “Lajmëtar i Lirisë”, do të mbahen disa ngjarje dhe aktivitete ceremoniale dhe kulturore në mbarë vendin.
Sot, 8 shtator 2023 (e premte), në kuadër të shënimit të 32 vjetorit nga shpallja e pavarësisë së shtetit, në orën 10:00, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje të Zëvendëskryeministrit të Parë, Ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, Artan Grubi, Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti do të bëjnë nderime dhe do të vendosin lule të freskëta në vendpushimet e përjetshme të ish-presidentët e vendit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski.
Tradicionalisht në Kuvend do të ndahen çmimet shtetërore “8 Shtatori” për vitin 2023 për arritje në fushën e sportit.
Në parkun e qytetit në Shkup, do të mbahen ushtrime demonstruese taktike të njësive të Armatës dhe MPB-së. Po ashtu është planifikuar një program kulturo-artistik, në të cilin do të marrin pjesë: orkestra e Ushtrisë, shoqëritë kulturore dhe artistike, anëtarë të “Bilbilit të Artë”, si dhe do të mbahet një program për fëmijë, me pjesëmarrjen e Teatri për fëmijë dhe të rinj.
.