August 14, 2022
Portali Shprehja

39 vjeçari nga Nikushtaku gjendet i vdekur në një automjet në afërsi të Radushës

Një person pa shenja jete, me plagë nga arma e zjarrit është gjetur dje në orët e para të mëngjesit në automjetin e tipit “Renault Megan” me targa prove në udhëkryqin ndërmjet fshatrave Radushë dhe Svilare të Shkupit.

Siç njoftoi MPB-ja, personi është gjetur nga efektivë policorë të policisë së Sarajit.

Pas marrjes së masave është konstatuar se bëhet fjalë për një 39 vjeçar nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës me inicialet A.A.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, bën të ditur MPB, duke shtuar se po merren masa për zbardhjen e rastit.(INA)

Të Ngjajshme

Kasami: BDI mundohet që tetovarët t’i mashtrojë me koncerte!

admin

Si të përgatisni reçel me kajsi të sinës në shtepi

Ahmeti takoi veteranët e BDI-së

admin

Leave a Comment