42-vjeçari preket nga koronavirusi, u ngjit shkallëve të njëjta me një të infektuar me sëmundjen

Liu, 42 vjeç, i testuar pozitivisht nëntë ditë pasi fqinji i tij në katin e poshtëm, Li, u diagnostikua me COVID-19, raportuan autoritetet lokale, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Mjekët besojnë se fqinji kishte kontaminuar shkallët dhe mjedisin përreth përpara se të vihej në karantinë, duke bërë që Liu të infektohej.

Liu është pacienti i parë në Pekin që ka kapur sëmundjen vdekjeprurëse, të njohur si COVID-19, nga dikush që ka ardhur nga shtetet e jashtme, sipas zyrtarëve.

Pang Xinghuo, nëndrejtori i Qendrës së Pekinit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, raportoi rastin në një konferencë shtypi dje.

Sipas zëdhënësit, Li mbërriti në Pekin në 5 Mars dhe u fut në izolim në shtëpi menjëherë pas kësaj.

Li përdori shkallët më 11 Mars për të dalë nga ndërtesa dhe për të shkuar në Spitalin Haidian, përpara se të diagnostikohej ditën tjetër. /Lajmi.net/

Të ngjajshme

Festa e çuditshme në Indi, urina përdoret si pije për ta larguar koronavirusin

shprehja

Karriera dhe paratë, çfarë thotë horoskopi për vitin tuaj 2020

shprehja

Blejnë shtëpi të re, gjejnë 150 gjarpërinj në të

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë