April 13, 2021
Portali Shprehja

52-vjeçarja nis një marrëdhënie të re: Kemi gjashtë muaj bashkë, por…

“Edhe pse kemi më shumë se gjashtë muaj bashkë, partneri im nuk do që të më prezantojë me fëmijët e tij”, kështu e nis rrëfimin një grua për “Dear Deidre”, tek “The Sun”.

“Ai është 60 vjeç dhe ka qenë i martuar për 30 vjet. Fëmijët e tij tani janë në të 20-at e tyre, por ai thotë se është shumë herët për ta që të më takojnë.

Ata e dinë për mua, por ai bën shaka duke u thënë se është personi “që nuk përmendet”.

E takova disa muaj pas divorcit, kështu që nuk kisha asnjë lidhje me ndarjen e tij, e cila është miqësore.

Unë jam 52 vjeç dhe përgjithësisht një grua shumë e pavarur dhe e sigurt, por kjo situatë po më bën të ndihem shumë e pasigurt.

E gjithë situata më bën të ndihem keq, di dhe të pyes veten nëse ia vlen koha që po i kushtoj atij.

A ka turp nga unë, apo thjesht po e zgjat situatën sa më shumë të mundet?”

“Dear Deidre” u përgjigj:

“Partneri juaj mund të ndihet në faj për ndarjen me nënën e fëmijëve të tij dhe për fillimin e një marrëdhënieje të re kaq shpejt.

Flisni me të dhe shpjegojini se jeni të shqetësuar se po humbisni kohën me një partner si ai. Ndoshta kjo do të jetë shkundja e fortë që i duhet”.


Të Ngjajshme

“Hallakamë” në shtëpinë e Elitës, modetaroja iu përvishet mëngëve

admin

“Bëm nënë të të ngjaj”, vajza e Gjyste Vulës po çmend meshkujt

admin

Mozzik ndan imazhin më të mirë me vajzën

admin

Leave a Comment