November 26, 2022
Portali Shprehja

63 të infektuar me koronavirus dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 63 qytetarë të infektuar me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 656 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 36 qytetarë në Tiranë, 4 në Lushnje, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Elbasan.

Janë 512 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 65 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 63
Të shëruar në 24 orë 65
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 656

Testime totale 1,980,218
Raste pozitive 330,983
Raste të shëruara 326,882
Raste Aktive 512
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 259
Elbasan 53
Fier 44
Vlorë 37
Durrës 26
Dibër 19

Shkodër 17
Korçë 15
Lezhë 14
Gjirokastër 13
Berat 10
Kukës 5

.

Të Ngjajshme

Vitaminat dhe mineralet që janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga sëmundjet gjatë ditëve të ftohta

KATAR/ Shpërthen zjarri pranë stadiumit ku do të luhet Argjentinë-Meksikë

Policia serbe largon migrantët nga rreziku pas të shtënave në kufi me Hungarinë

Leave a Comment