May 23, 2022
Portali Shprehja

7 vjet nga “Lagja e Trimave” –  Nga ngjarja në Kumanovë e deri tek të burgosurit

Gazetar: Adrian Kerimi

Tact Watches

7 vjet nga përleshja e armatosur e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagje të Trimave në Kumanovë.

Në lagjen urbane në mes të qytetit të Kumanovës, u shkatërruan dhjetëra shtëpi, derisa fatmirësisht gjatë evakuimit nuk ishte lënduar asnjë civil ose banorë rezident. Incidenti në të cilin mbetën të vrarë 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur u vlerësua si terrorizëm dhe cenim terrorist i rendit kushtetues. 37 persona u dënuan me 746 vite burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm.

Në mesin e të dënuarve u përfshinë shtetas nga Kosova, Shqipëria, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut. Zhvillimeve të përgjakshme në Kumanovë i parapriu sulmi në karakollin e policisë mbi fshatin Gushincë, Komuna e Likovës ku grupi i armatosur i cili thirrej në emër të UÇK-së, kishte marrë përsipër sulmin dhe duke paralajmëruar sulme të tjera.

Pak ditë pas vrasjes së personave për të cilët dyshohej se ishin organizatorë të sulmit, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj në opinion u publikuan përgjime të tyre me pjesëtarë të sigurimit shtetërorë në Maqedoni, gjë që konfirmoi se organet e sigurisë ishin në dije të çdo lëvizjeje të grupit. Ndonëse nuk dihej motivi zyrtar, gjatë procesit të gjykimit disa pjesëtarë nga formacioni i armatosur kishin deklaruar se në Kumanovë kishin ardhur për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Vendimi i shkallës së parë u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, ndërsa në procedurë janë kërkesat e shtetasve të Kosovës për transferim në burgjet e shtetit të tyre amë.

Ndërkohë, të dënuarit Musadik Pajaziti Arsim Bajrami, Elham Arifi, Irfan Lutfiu dhe Sabedin Abdullahu janë futur në ditën e 6 të grevës së urisë për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre për sistemimin në burgjet ndëshkuese, lejimin e vizitave familjare dhe pëlqimin për fundjavë jashtë burgu të paraparë me ligj dhe rregullore.

Deri tani gjendja shëndetësore e tyre është e mirë, ndërsa deri sot kanë refuzuar rregullat disiplinore, ushqimin dhe vizitat e mjekëve. Më 23 maj pritet transferimi i tyre nga burgu hetues i Shutkës, në burgun ndëshkues të Idrizovës, aty ku të burgosurit e lartpërmendur kishin qëndruar paraprakisht.

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve dhe komisioni i formuar për shqyrtimin e kërkesave të të burgosurve kishin konstatuar se pëlqimi për fundjavë jashtë burgut bie ndeshë me vlerësimet e sigurisë së të burgosurve dhe mundësinë që ata të arratisen.

Musadik Pajaziti Arsim Bajrami, Elham Arifi, Irfan Lutfiu dhe Sabedin Abdullahu janë të dënuar individualisht me më pak se 15 vite burg, ndërsa e drejta për fundjavë jashtë burgu u takon prej më tepër se një vit./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

admin

Dasmat, bizneset “fërkojnë” duart

Prap se prap prezantueset e lajmeve në Afganistan u shfaqën në ekran të mbuluara

Leave a Comment