May 26, 2022
Portali Shprehja

77 vjet, Radio Shkupi!

Me 28 janar të vitit 1945 për herë të parë në etër, përmes shprehjes “Ju flet Radio Shkupi”, është dëgjuar fjala shqipe përmes valëve të kësaj radioje.

Sot shënohet 77 vjetorin e ekzistimit të Radio Shkupit si institucion mediatik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Tact Watches

Gjatë gjithë viteve të funksionimit Radio Shkupi ka arritur të përmbushë misionin e vet si zë i nevojës së popullatës shqiptare në Maqedoni. Në të kanë parakaluar një numër i madh intelektualësh të cilët e zhvilluan dhe e ngritën këtë medium.

Më 28 janar të 1945 zëri i Vllado Malevskit u dëgjua në etër me frazën e njohur “Ju flet Radio Shkupi”. Deri më 4 maj 1948 radio Shkupi funksiononte me ndërprejte në emetim të programit, më pas në radio u angazhuan Paraskieva Maleska dhe Nermine Keti të cilat për çdo ditë e begatonin programin në gjuhën shqipe me informacione nga vendi e bota. Në vitin 1952 për herë të parë filloj të emetohet emisioni për fëmijë, kurse një dekadë më vonë edhe emisioni që u kushtohej femrave e që përgatitej nga Besa Grazhdani dhe gazetarë të tjerë.

Në vitet e ’60 programi në gjuhën shqipe kishte edhe redaktorin e parë, Talat Avçen, kurse në vitin 1967 u emërua edhe kryeredaktori i parë, Murteza Peza, kështu që programi fitoi një fizionomi të re meqë emisioni informativ ishte i veçantë. Në ndërkohë u formuan edhe redaksi të tjera si ajo e kulturës, arsimit, ekonomisë, transmeohej emisioni për fshatin dhe filloi emetimi i radio-dramave një herë në javë.

Pas Talat Avçes dhe Murteza Pezës, gjatë dekadave në vijim në postin e kryeredaktorit erdhën Muamer Vishko, Xhelal Lushi ,Rrahim Ganiu, Rufki Kiki, Ferid Fejzullahu, Anton Sereqi, Mahi Nesimi, Haki Mustafa, Besnik Mehmeti dhe Reshat Kamberi.

Në vitet e ’80 në radio Shkup punohej në përpilimin e skemës së re ku do të dilnin në pah shprehjet e shumëllojshme të gazetarisë. Filluan emisionet kontaktive, emisionet informative ditore dhe ato javore. Në këtë periudhë gjithashtu u ndërmorën disa hapa për pasurimin e fonotekës ku incizoheshin shumë aktivitete të shoqërive kulturoro-artistike të asaj kohe si dhe huazim i emisioneve muzikore nga radio-televizioni i atëhershëm i Prishtinës. Gjatë komunizmit, Radio Shkupi, si dhe shumë institucione të tjera shqiptare , përjetuan fazën më të rëndë të diferencimit aq sa edhe i’u ndërrua emri duke i’u referuar vetëm toponimi në maqedonisht, Radio Skopje. Gjatë periudhës së regjimit komunist shumë të punësuar në radio përjetuan momente kritike ku kishte edhe përjashtime nga puna.

Falë sistemit pluralist, pas viteve ’90, për Radio Shkupin filloi ajo që me plot gojë mund të quhet Rilindja e kësaj radioje, sepse u bë zgjerimi i programit prej 3 orësh e 15 minuta në 6 orë program ditor në gjuhën shqipe. Në këtë periudhë me angazhimin e kryeredaktorit të atëhershëm, Rahim Ganiut, u bë pranimi i gazetarëve të rinjë dhe programi në gjuhën shqipe u zgjerua edhe më shumë, nga 6 orë në 9 orë program. Kësaj periudhe i takon edhe formimi i redaksisë së muzikës si dhe orkestrinës popullore që inicoi dhe nxorri në dritë kasetën e parë me këngë popullore nga produksioni i Radio Shkupit.

Fazën e dytë të rilindjes, programi në gjuhën shqipe e përjetoi pas vitit 2001, ku ky program fitoi pavarësinë si program i plotë duke u bërë edhe pranimi i gazetarëve të rinj dhe zgjerimi i programit në 17 orë, përfshirë programin e natës, emisionet humoristike dhe ato kontaktive si dhe transmetimet e drejtpërdrejta prej ngjarjeve kulturore si festivali “Këngë jeho”, “Sharri këndon”, “Nota fest”, “Tingujt e Penestias”, festivalit “Teuta” si dhe manifestimet tjera kryesore artistike të shqiptarëve në Maqedoni.

Pa harruar të theksohet se Radio Shkupi u bë edhe përcjellës i ngjarjeve të shumta kulturore mbarëkombëtare si festivali “Oda dibrane”, “Polifest” etj.

Të Ngjajshme

Mëngjesi i shpejtë: Omëletë në një bukë baguette

SHBA, BE dhe Britania e Madhe mbështesin hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë

Zjarri kaplon spitalin, 11 foshnja vdesin si pasojë e flakëve

Leave a Comment