August 17, 2022
Portali Shprehja

88 mln euro për kartonin, 530 mijë në javë për lojtarin: United ka gati ofertën marramendëse

Manchester United po përgatiten të bëjnë një ofertë të fundit për Frenkie de Jong, sipas mediave. Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta bëjnë holandezin lojtarin më të paguar të ekipit me 450 mijë sterlina në javë (rreth 533 mijë euro)

Manchester United e ka ndjekur lojtarin gjatë gjithë verës, por nuk kanë arritur  akoma të sigurojnë shërbimet e tij deri tani. Sipas spanjolles Sport, gjigantët e Premier League e kanë rritur ofertën e rrogës nëse mënyrë që të barazojnë pagën që De Jong përfiton në Camp Nou.

Madje, anglezët duket se janë edhe të gatshëm të mbulojnë shumë prej 20 milionë eurosh që Barcelona i detyrohet ish-yllit të Ajax-it në rroga të prapambetura.

Lojtari është kërcënuar se do të detyrohet të reduktojë rrogën te Barcelona për shkak të probleve financiare, pavarësisht se Robert Lewandowski, Raphinha, Andreas Christensen, Franck Kessie dhe Jules Kounde janë blerë këtë verë.

Holandezi është një nga lojtarët që katalansit duan të sakrifikojnë për të rregulluar bilancin dhe duket se kanë një marrëveshje me United për rreth 88 milionë euro.

Megjithatë, lojtari ka refuzuar deri tani që të transferohet në Old Trafford dhe të bashkohet përsëri me trajnerin Erik ten Hag sepse ka dëshirë të qëndrojë dhe të luftojë për një vend te Barcelona.

Plus, ai është i vendosur të luajë në Champions League, gjë që nuk mund ta bëjë këtë sezon me klubin anglez. De Jong do të kishte preferuar një transferim te Chelsea ose Bayern, por asnjë nga dy klubet nuk donin të shpenzonin shumë që do të shpenzojë United.

.

Të Ngjajshme

E BUJSHME | Ora perfekte! Trajneri i fiksuar pas kohës mund të drejtojë në Botërorin e Katarit

admin

BEFASI NË NEGOCIATA | Nuk ka akord, Juventusit i ngec në derë i superpaguari dhe bllokon merkaton. Motivi

admin

Jorge Mendes vendos rekordin tjetër! Çon te ekipi “i tij” talentin e madh portugez për gati 50 mln euro

admin

Leave a Comment