18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

93 nënshkrime për shpërndarjen e parlamentit, mocioni dërgohet në Kuvend

Kjo është bërë e ditur nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se mocioni për seancë të jashtëzakonshme është proceduar në Kuvend.

“Sot, e kam proceduar mocionin për seancë të jashtëzakonshme më datë 22 gusht, më qëllim të shpërndarjës së legjislaturës së gjashtë të Kuvendit te Kosoves, sipas dakordimit të mëhershëm me të gjitha grupet parlamentare. Janë 93 nenshkrime te deputetëve nga PDK, LDK, VV, AAK, PSD dhe NISMA te cilat zyrtarisht jane protokoluar sot”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, seanca e Kuvendit, me gjasë e fundit e këtij legjislacioni do të mbahet më 22 gusht.

Të gjitha partitë politike janë shprehur pro shpërndarjes së Parlamentit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. /Lajmi.net/

Artikuj të ngajshëm

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja

RA NË PËRPJEKJE PËR T’I TËHEQUR SHOKËT

shprehja