97 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Edhe gjatë natës së kaluar janë regjistruar dhjetëra raste të mosrespektimit të masave të qeverisë nga qytetarët. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në nivel të shtetit 97 persona kanë shkelur orën policore, me ç’rast 62 persona janë ndaluar, 10  janë paralajmëruar, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të vazhdoj procedura përkatëse.

Zyrtarët policor kanë kryer 2034 kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vet-izolim dhe dy persona kanë rezultuar se nuk kanë respektuar masën për izolim dhe vet-izolim.

Gjatë natës në mbarë territorin e vendit 65 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 82 kanë firmosur vendim për vet izolim. Prej këtyre në

Gjatë 24 orëve të kaluara, në karantinë shtetëror janë dërguar 38 persona. Alsat mëson se diku pas orës 18:00, Sektori i Punëve të Brendshme në Shtip nga një banesë në këtë qytet ka dërguar në karantinë shtetërore në Kavadar 5 persona shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mefail Ismaili

.

loading...

Të ngjajshme

Ligji për Prokurorinë mund të mbetet pas zgjedhjeve të 12 prillit

shprehja

Pasagjerëve të linjave ajrore do t’iu kërkohet të vendosin maska

shprehja

A pranon një koalicion me LDK? Ja si përgjigjet Haradinaj

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë