May 23, 2022
Portali Shprehja

A do ta marrin të plotë pagën punonjësit e shkollave dhe çerdheve?

Gazetare: Melihate Rustemi

Tact Watches

Pagat e mësimdhënësve dhe punonjësve në çerdhe që ishin në grevë kanë mbetur peng i Marrëveshjes që tashmë dy javë po zhvillohet mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, shkruan Alsat.

Darko Kostovski, kryetar i Komunë së Butelit tha për Alsat se paga e plotë për grevistët është e drejtë kushtetuese dhe e njëjta nuk duhet të shkurtohet nga Ministria e Punës Sociale dhe ajo e Arsimit.

“Sigurisht që duhet të marrin pagë të plotë sepse bëhet fjalë për një nga të drejtat themelore të njeriut në botën moderne e të civilizuar të ngjarjeve politike e ajo është nevoja dhe mundësia për protestë. Çdo kush që ndjehet i rrezikuar, qoftë në vend pune ose diku tjetër ka të drejtë të protestoj për të njëjtën dhe në këtë rast nuk guxon të dëmtohet në asnjë rast, madje edhe kushtetuta e garanton këtë. Mendoj se punonjësit duhet të marrin pagë të plotë por fillimisht ministritë duhet të na i transferojnë mjetet që ne të kryejmë pagesën”, tha Darko Kostovski, kryetar i Komunës Butel.

Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thanë se janë të detyruar të veprojnë sipas vendimit të ministrive përkatëse.

“Komuna përkrah grevën e mësimdhënësve, përkujdesjeve dhe edukatoreve në çerdhe. Patjetër të kemi një vendim final nga organi më i lartë kompetent I cili do të merr një vendim në nivel të republikës dhe asnjë nga komunat nuk do të mund të veproj secila ashtu vet si do të mendoj mirëpo të gjithë do të duhet të veprojmë patjetër nga vendimi që do merret në nivel republike, nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë apo nëse edhe kjo çështje kalon në qeveri do të jetë edhe një vendim i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Nazmi Dauti, Sektori për Arsim, Komuna e Tetovës.

Të mërkurën dhe të premten do të vazhdojnë sërish negociatat për rritjen e pagave ne arsim dhe kopshte mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, por ende nuk dihen pozicionet e palëve nëse do të ketë rritje të pagave dhe sa do të jetë për qindja sikur edhe nëse do të ketë zgjidhje për marrëveshjet kolektive.

Ky do të jetë afati i dytë dhe i fundit 10 ditor që parasheh Marrëveshja paqësore, epilogu i së cilës do të vendos nëse greva do të riaktivizohet ose jo./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Verstapen fiton në Barcelonë, dështon makina e Leklerkut

Si mendoni, a duhet të ushqehemi me ushqime tradicionale për një trup në formë të shkëlqyer?

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

admin

Leave a Comment