July 3, 2022
Portali Shprehja

A do të hynte në Big Brother VIP? Alban Ramosaj jep përgjigjen e prerë

Alban Ramosaj i është përgjigjur së fundmi interesit të ndjekësve nëse do të hynte në Big Brother VIP. Në një intervistë virtuale, njëri prej fansave e ka pyetur nëse do të futej në Big Brother Kosova duke qenë se tashmë ky format do të vijë së shpejti.

Këngëtari, motra e të cilit mori pjesë në edicionin e parë të BB VIP, theksoi se do të preferonte një format tjetër që të jep mundësinë për të eksploruar më shumë gjëra.

Tact Watches

“Asnjërën”, shprehet ai duke shpjeguar se do të preferonte një format tjetër.

“Në rast se do të ishte një format i cili konsiston në udhëtime nëpër botë, ekspozim në ambiente të ndryshme të natyrës së egër, edukim mbi mbijetesë ( pse jo argëtim), kulturë, dialogje me individualë të ndritur dhe që kanë dy tre fjalë për të thënë, të cilat shërbejnë që kolektivi jonë të rritet para dhe jo të degradoj pas me toksicitete, atëherë po”, theksoi Albani.

“Madje s’do doja as të paguhesha – do të paguaja unë. Lol. Por ky është mendimi im, ë?”, shtoi Albani.

Kujtojmë që Beatrix kaloi një periudhë të vështirë gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme por dhe jashtë. Kjo erdhi për shkak të lidhjes që ajo krijoi me aktorin Donald Veshaj. Shumë ndjekës e kryqëzuan për faktin se kishte ndërhyrë mes aktorit dhe moderatores, Bora Zemani.


Të Ngjajshme

Si të parandaloni kruarjen, tharjen dhe acarimin në zonën rreth vagjinës

Cili është tipari juaj më toksik bazuar në shenjën tuaj të horoskopit?

Dhimbje gjuri? Aktiviteti i thjeshtë që e lehtëson

Leave a Comment