September 28, 2020
Portali Shprehja

A është ky gishti më i gjatë në botë?

Gishti i madh i dorës së 21-vjeçarit, Jacob Pina, është i gjatë 5 centimetra, i cili mund t’i zgjatet deri në gati 14 centimetra, shkruan tablodi britanik “Mirror”, transmeton lajmi.net.

Tani, 21-vjeçari ka tërhequr vëmendje shumë në rrjetin social “TikTok”, duke postuar videot rregullisht rreth jetës së tij të përditshme me gishtin e tij të madh tepër të gjatë.

Përkundër skepticizmit të komentuesve se gishti i tij është montazh, Pina ka konfirmuar se gjatësia e gishtit të tij është reale.

“Unë thjesht e zhvendos gishtin e madh, duke e detyruar të dalë nga zgavra e tij, për ta bërë të duket më i gjatë”, ka bërë me dije 21-vjeçari.

Gjithashtu, 21-vjeçari thotë se kurrë nuk ka pritur që gishti i tij i madh të marrë kaq shumë vëmendje, duke e bërë atë me mbi një milion ndjekës në TikTok. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Banorët e këtij fshati po shfrytëzojnë telat e rrymës si urë për kalimin e lumit

admin

“Romeo dhe Xhulieta” nuk u shpik nga Shekspiri, ja origjina e historisë tragjike

admin

Paraja, dashuria, puna…. ky është parashikimi i yjeve për sot

admin

Leave a Comment