December 2, 2020
Portali Shprehja

A i lejohet femrave rregullimi i vetullave ?

Pyetje: A i lejohet femrave rregullimi i vetullave?

Përgjigje:Me emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit MëshirplotitRreth kësaj çështjeje është pyetur dijetari i njohur Muhamed bin Salih el-Uthejmin dhe i është përgjigjur:“Rregullimi i vetullave me shkulje është i ndaluar dhe është nga gjynahet e mëdha, sepse i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka ma llkuar atë që bën këtë veprim dhe atë të cilit i bëhet ky veprim, ndërsa pakësimi i tyre me prerje apo rruajtje është çështje në të cilën dijetarët nuk kanë rënë në një mendje. Dikush thotë se kjo është përsëri si shkulja e tyre, e të tjerë prej tyre mendojnë se prerja dhe rruajtja nuk janë si shkulja, porse ne themi që më mirë është lënia e tyre siç janë, vetëm nëse janë aq të gjatë sa dëmtojnë syrin, atëherë mund të pakësohen aq sa të largohet dëmi.”

Në një përgjigje tjetër thotë:“Nëse vetullat janë të mëdha (apo të shpeshta) aq sa nuk është gjë e zakonshme, atëherë nuk ka problem nëse rrallohen (apo pakësohen), e nëse janë të mëdha, por konsiderohen si gjë e zakonshme (jo e rrallë apo e veçantë), është më mirë të lihen ashtu siç janë.Nuk ka problem nëse rrallohen me prerje ose rruajtje, por jo me shkulje sepse ajo hyn në hadithin që e ndalon një gjë të tillë.”Altin Plumbi

.

Të Ngjajshme

Në cilën ditë lindi i Dërguari i Allahut Muhammedi a.s !

admin

Profeti (alejhi selam) thotë:“Unë jam dërguar dhe Ora e Kijametit është larg meje aq sa…

admin

Pse namazi është më i mirë se gjumi !?

admin

Leave a Comment