September 28, 2020
Portali Shprehja

A lejohet të emërtohen fëmijët me emra melekësh ?

A lejohet të emërtohen fëmijët me emra melekësh apo thjesht melek?Me emrin e Allahu, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit Pyetje:A lejohet të emërtohen fëmijët me emra melekësh apo thjesht melek?Përgjigje:Emrat në konceptin islam duhet të jenë të mirë në kuptim. Andaj shikojmë se Profeti (alejhissalatu uesselam) ia ndërronte sahabëve emrat me kuptim të keq ose të shëmtuar, po ashtu edhe emrat që në kuptim mund të çonin në vetëpëlqim, krenari apo lavdërim para të tjerëve, sepse Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:“Mos i lëvdoni vetvetet tuaja, Allahu e di më së miri cilët janë të devotshmit.” Nexhm 32.Në një hadith profetik nga Ebu Hurejre na përcillet, se Zejnebeja e kishte emrin Berreh (d.m.th; e mbarë dhe me mirësi), por thanë se ajo me këtë po lavdëron veten,andaj i Dërguari i Allahut (alejhissalatu uesselam) e emërtoi Zejnebe. Transmetuan Buhariu dhe Muslimi.

Sipas një versioni tjetër të Muslimit, kur Profeti (alejhissalatu uesselam) mori vesh për emrin e saj tha:“Mos lavdëroni vetvetet tuaja.Allahu e di më së miri, se kush janë më të mirët në mesin tuaj.” E pyetën: “Si ta emërtojmë?”Ai tha:“Zejnebe”.Ndërsa për sa i përket emërtimit me emra melekësh disa dijetarë si imam Maliku, Harith ibn Miskini e të tjerë, e konsiderojnë të ndaluar ose mekruh (të papëlqyer) duke u argumentuar edhe me hadithin, ku thuhet:“Emërtohuni me emra Profetësh, por jo me emra melekësh.”Transmetoi Bejhekiu në “Shuabul Iman”.

.

Të Ngjajshme

Profeti (alejhi selam) thotë:“Unë jam dërguar dhe Ora e Kijametit është larg meje aq sa…

admin

Pse namazi është më i mirë se gjumi !?

admin

Kur’ani e përmend dëgjimin para shikimit a e dini PSE ? Ja zbulimi fenomenal shkencor !

admin

Leave a Comment