February 26, 2021
Portali Shprehja

A mund të hanë qentë vezë? Pyetja që shumë pronarë mund të kenë

Të gjithë pronarëve të qenve iu ndodhë: teksa gatuani mëngjesin për familjen dhe qenushi juaj nuk po ua ndanë sytë vezëve, shkruan lajmi.net.

Teksa doni të gatuani edhe një vezë për të, mund të iu ketë shkuar mendja, a mund të haj miku juaj i vogël vezë? Nëse po, a do të jenë të shëndetshme për të?

Epo doktoresha Shadi Irejfei, thotë se në fakt ato janë të shëndetshme për ta, sepse janë plotë proteina. Vezët përmbajnë amino-acide që trupi i tyre nuk mund të prodhoj në vete, dhe iu duhen në dietën e tyre.

Vezët janë zakonisht përbërës në ushqimet e qenve dhe në fakt ato janë shumë më të shëndetshme nëse jepen të pagatuara.

Natyra mishngrënëse e qenve e bën për ata të mundur të konsumojnë vezët e pagatuara, mirëpo ka disa qenë që kanë probleme me tretjen pasi hanë vezë të pagatuara.

Në ato raste, vezët e ziera janë zgjedha më e mirë, sepse në këtë mënyrë do të shmangni yndyrën e tepërt nga fërgesa.

Vetëm mos përdorni mëlmesa, dhe nëse vendosni t’i fërgoni, përdorni sasi minimale të vajit. Mirëpo nuk preferohet të jepen shumë vezë.

Për një qen të vogël, vetëm 1 vezë në javë. Për qentë e mesëm 2, ndërsa për ata të mëdhenj 3. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

NASA kap fotografi mahnitëse të Venerës

admin

E bleu 30 euro, sot kjo vazo kushton me mijëra

admin

Hajni i hyn në shtëpi ndërsa po bënte twerk, vajza e godet me shkelma e grushte

admin

Leave a Comment