June 3, 2023
Portali Shprehja

A mund të presim raoming më të lirë me Bullgarinë dhe Greqinë? Kjo është përgjigjja e drejtorit të AKE-së

Çmimet momentale të shërbimeve raoming ndaj Greqisë dhe Bullgarisë tani për tani nuk mund të rishikohen për shkak të rregullave specifike që sundojnë në Bashkimin Evropian, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), Jeton Akiku. Sipas tij nuk është e njëjtë të arrihen marrëveshje bilaterale me vendet e BE-së dhe vendeve që nuk janë anëtare të Unionit.

“Ato nuk mund të nënshkruajnë një marrëveshje të tillë vetanake si shtet, ajo duhet të bëhet në nivel të BE-së. Ky është njëri nga problemet, ndërsa në kuadër të BE-së problemi tjetër vjen nga disa rregulla të Organizatës Tregtare Botërore, të cilët në një far forme e detyrojnë BE-në në rast se eventualisht nënshkruan me Maqedoninë një marrëveshje të tillë, më pas nuk do të mund të refuzoj një kërkesë të tillë nga cilido qoftë shtet në botë”, tha Jeton Akiku, drejtor i AKE-së. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërsulmin

Paralajmërojnë ekspertët: Kriza energjetike në BE nuk ka pëfunduar

Pushimet verore, ku janë çmimet më të ulëta e ku më shtrenjtë

Leave a Comment