A ndërlidhet koronavirusi me birrën ‘Corona’?

Kërkimet në internet për “corona beer virus”, “beer virus” dhe “beer coronavirus” janë rritur në masë të madhe që nga 18 janari, tregojnë të dhënat e Google Trends, transmeton Telegrafi.

Një kërkim i ngjashëm fillimisht ishte observuar nga Indy100 gjatë të premtes së kaluar, dhe prej atëherë personat që po kërkojnë informacione të ngjashme është rritur edhe më shumë.

Nga 18 deri më 26 janar, kërkimet për “corona beer virus” ka kërcyer për 2,300 për qind në nivel global, thuhet në të dhënat e publikuara nga Google Trends.

Kërkimet për “beer virus” është rritur për 744 për qind gjatë të njëjtës periudhë kohoroe, kurse për “beer coronavirus” për 3,233 për qind.

Kamboxhia dhe Danimarka kanë kryesur në listën e vendeve që i kanë bërë kërkimet për “Corona beer virus”.

Sidoqoftë, nuk ekziston kurrfarë lidhje mes birrës dhe virusit. Emri coronavirus vjen nga fakti se kur shikohet nga mikroskopi ka formën e kurorës. “Corona” nga latinishtja do të thotë kurorë.

Të ngjajshme

Adoleshenti me fytyrë të deformuar: Jam në pritje ta gjej dashurinë

shprehja

Koronavirusi: A mund ta shëtisni qenin tuaj derisa jeni të izoluar?

shprehja

Macja ndihmon pronarin të prodhojë qeramikë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë