September 27, 2022
Portali Shprehja

A po e zhvillon rrjetin e tij social, Elon Musk?

Nëse Elon Musk arrin të tërhiqet nga “implikimet” e shumta në Twitter, mund të fillojë zhvillimin e rrjetit të tij social që mund t’i bëjë konkurrencë të drejtpërdrejtë Twitterit.

Akoma po vazhdon “telenovela” rreth marrjes së Twitterit nga ana e Musk, kështu që hapi i radhës mes këtyre dyve do të zhvillohet në një sallë gjyqi.

Derisa kreu i Tesla dëshiron të heq dorë nga plani për blerje, duke përmendur si arsye profilet e rrejshme, nga Twitter bëjnë të ditur se pasuria e Musk muajve të fundit është zvogëluar dukshëm, dhe për këtë ai nuk dëshiron t’i shpenzojë paratë në këtë rrjet social.

Në rast se në fund detyrohet ta blejë Twitterin, Musk së fundmi ka shitur aksionet në Tesla në vlerë prej afro shtatë miliardë dollarë, por duket se sërish po mendon për krijimin e rrjetit të tij social që do të mund të ishte konkurrent i Twitter.

Gjatë bisedave me përdoruesit e Twitter sa i përket shitjes së aksioneve në Tesla, dikush e pyeti nëse ka menduar për zhvillimin e rrjetit të tij social në rast se marrëveshja me Twitterin dështon, Musk është përgjigjur me publikimin e linkut x.com.

Qysh para se të zbulonte planin për blerjen e Twitterit, Musk pati përmendur mundësinë e zhvillimit të rrjetit të tij social, por kjo ide prej atëherë është harruar.

Por duket se tani i është rikthyer. Është paralajmëruar zhvillimi i një rrjeti social nga zero – e edhe pse bëhet fjalë për njeriun më të pasur në botë, sigurisht se nuk do të jetë e lehtë pasi ka shumë sfida.

.

Të Ngjajshme

Hoteli gjigant në formë Hëne, pritet të ndërtohet në Dubai

Princi Salman emërohet kryeministër i Arabisë Saudite

Saraçini: Dezinformatat janë kërcënim për sigurinë e shtetit

Leave a Comment