A po përçahet Qeveria Kurti? Lexoni reagimin e Agim Veliut për marrëveshjet e sotme Kosovë-Serbi

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Agim Veliu, ka përshëndetur marrëveshjen për autostradat e hekurudhuat midis Kosovës e Serbisë sot në Munih.

“Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur. Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta”, shkruan Veliu.

Nga partia e kryeministrit Albin Kurti, Vetëvendosja, ende nuk ka asnjë reagim lidhur me marrëveshjet e arritura në Munih sot.

Por, z. Kurti, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se ‘duhet të shikohet përmbajtja e këtyre marrëveshjeve dhe mënyra se si janë nënshkruar’.

Ndërkohë, edhe një zyrtar tjetër i LDK-së, z. Skënder Hyseni, ka përshëndetur marrëveshjet e arritura sot në Munih./ Periskopi/

 

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

Emërimet në MPB, Petrovski s’e pranon Stavrevskin

shprehja

Kali i ngordhur transportohet jashtëligjshëm në mes të Shkupit, reagojnë nga Anima Mundi

shprehja

Protesta, Makron heq dorë nga reforma e pensioneve

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë