December 5, 2022
Portali Shprehja

A rezikon hyrja e ASH-së në qeveri, përçarjen e BDI-së?

Në kampin e integristëve ka muaj që janë shfaqur ndasi dhe përplasje serioze. Grupi i zjarrit që ka kontrollin më të madh në terren kërkon pozicione më të fuqishme në parti dhe ekzekutiv, ndërsa krahu funksionarëtve aktual dhe të rinjë kërkojnë të “pastrojnë” partinë nga ish funksionarët.

E gjithë situata varet nga numrat e shumicës parlamentare në Kuvend. Nëse shumica mbetet fragjile, kjo do të detyrojë Ahmetin që për të ruajtur unitetin të pranojë kërkesat e grupit të zjarrit dhe të përmbyllë ndasitë brenda partisë. Por, nëse rritet shumica parlamentare, këtë pritet që ta shfrytëzojnë në BDI grupi kundërshtar për të degraduar grupin e zjarit që mund të shpie deri në përçarje.

E gjithë kjo situatë do të mvaret nga vendimi i Aleancës për Shqiptarët, nëse do të pranojë të bëhet pjesë e Qeverisë. Në një situatë të tillë BDI do të mbetet e gjysmuar dhe vetëm me kuadrot e reja, ndërsa do të irritojë grupin e zjarrit të cilët mund të shkojnë deri në largim dhe përçarje të partisë. /InfoShqip.com

Të Ngjajshme

Trajneri i Zvicrës zbulon planin për ta ndalur Ronaldon

Pretendon se e kanë rrëmbyer alienët 60 herë, thotë se ka video dëshmi

Kroacia fiton dramën me penallti dhe kalon në çerekfinale

Leave a Comment