June 27, 2022
Portali Shprehja

Abazoviç nga Ukraina: Tragjike ajo që dëgjuam dhe pamë, Mali i Zi ka zgjedhur paqen

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç, duke folur për medien RTCG gjatë vizitës në qytetet ukrainase Borodjanka dhe Irpin, tha se paqja nuk ka çmim.

Tact Watches

Abazoviç u shpreh se ai pati mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe të dëshmojë një katastrofë të madhe humanitare.

Abazoviç: Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam, infrastruktura e shkatërruar, dhe përfundimi është i thjeshtë – duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Pavarësisht nga të gjitha dilemat dhe dyshime që kemi në shoqëri, gjëja më e rëndësishme është paqja, ky është supozimi më i rëndësishëm i çdo gjëje.

Përpara një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazovic tha se ata ishin aty për të mbështetur Ukrianën.

Abazoviç: Unë mendoj se është afër pajtimi dhe nuk do të jetë problem nëse Zelenski na e kërkon këtë. Ne jemi dëshmitarë të ferrit të shkatërrimit të luftës.

Pas pritjes ceremoniale në Kiev, Abazoviç së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama kanë vizituar Borodjankën dhe Irpin.

Të Ngjajshme

Zvogëlohet fuqia punëtore në Shqipëri – emigruan mbi 220 mijë qytetarë për 6 vite

admin

PDK me fjalë të mira për vizitën e Konjufcës në Hagë

admin

Goditje fatale për Putinin/ Paralajmërohet vrasja dhe rrëzimi nga pushtetit – ja tre rivalët që mund ta zëvendësojnë atë!

admin

Leave a Comment