March 1, 2021
Portali Shprehja

Abazoviq tregon fuqinë edhe njëherë, arreston ambasadorin e Malit të Zi në Poloni

Ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Budimir Shegrt, është arrestuar sot, ka bërë të ditur zv.kryeministri Dritan Abazoviq përmes një postimi në Twitter.

Shegrt për një kohë ishte edhe ministër i Shëndetësisë në Mal të Zi, ndërkohë që ai sot është marrë në pyetje në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të detyrës. Ai dyshohet se e dëmtoi buxhetin e shtetit për 10 milion eurove me rastin e shitblerjes së një klinike.

Pas marrjes në pyetje, i është caktuar masa e ndalimit prej 72 orëve, ka njoftuar sajti malazez CDM.

“Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë mbetet prioritet! Do të vërtetojmë që shteti është më i fortë se krimi i organizuar”, ka shkruar Abazoviq.

Abazoviqi, pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi, ka premtuar luftë të pakompromis të krimit dhe korrupsionit.

Të Ngjajshme

U shkarkua sot sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës – Iliria News Agency

admin

Arrihet marrëveshja e koalicionit mes PD dhe LSI

admin

Prin Vetëvendosje, 5116 vota me kusht janë numëruar deri në orën 10:00 – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment