April 16, 2021
Portali Shprehja

Abdixhiku takohet me ambasadorin Kosnett, mësohet se çfarë u bisedua – Iliria News Agency

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Kështu ka njoftuar kjo parti, përmes një kumtesë të lëshuar në rrjetet sociale, përcjell “Bota sot”. Në këtë takim, mësohet se është biseduar rreth zgjedhjeve të brendshme në LDK, dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë.

Ja njoftimi i plotë:

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari z. Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, z. Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett. Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë. Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë.

Të Ngjajshme

Ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan, Matoshi zbulon takimin e sllovenëve me ish-kryeministrin Haradinaj – Iliria News Agency

admin

Serbia fillon ambalazhimin e Sputnik V: Do ta prodhojmë vetë!

admin

Vijon vaksinimi masiv në Tiranë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment