July 3, 2022
Portali Shprehja

Adelina Tahiri sqaron të vërtetën rreth deklaratës “sepse shqiptarët janë të prapambetur”

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri ka qenë në ‘shënjestrën’ e portaleve e rrjeteve sociale së fundmi. Një lajm qarkulloi ku thuhej se ajo kishte dhënë një deklaratë duke iu kundërpërgjigjur ndjekësve lidhur me martesën e saj me Serjoza Markov.

Tact Watches

“E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur”, ishte deklarata që supozohej se kishte thënë Adelina Tahiri.

Në një prononcim për “Iconstyle.al”, këngëtarja bukuroshe e cila ishte mjaft e shqetësuar, bëri me dije se ky citim nuk është thënë kurrsesi nga goja e saj. Madje, ajo përgënjeshtroi totalisht këtë lajm.

“Unë jetoj në një vend ku akoma politika dhe njerëzit janë shumë të ndezur ndaj këtyre temave dhe mund të irritojnë. Unë do marr masa.

Unë kurrë në jetë nuk e kam menduar këtë gjë kur unë kam një baba që është shqiptar, një vëlla shqiptar dhe unë vetë jam shqiptare dhe kam një fëmijë që është gjysmë shqiptar”, tha Adelina Tahiri.

“Unë jetoj në Shkup dhe atyre iu dhemb shumë pjesa e patriotizmit. Në fakt, disa gjëra i përjetoj shumë keq. Madje, djali im lëviz me sigurimin dhe prandaj u preka, sepse kurrë në jetë nuk e kam thënë atë deklaratë”, shtoi ajo.

.

Të Ngjajshme

U zgjuat në mes të natës dhe nuk mund të flini përsëri? Ju duhet të bëni vetëm një gjë

Sali Berisha premton shtetësi shqiptare për çdo kosovar

Mandatari i ri bullgar: Duhet të jemi të kënaqur që propozimi është problem për Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment