May 21, 2022
Portali Shprehja

Ademi i BDI-së për rastin Alsat: Nuk i kam përcjellë zhvillimet, institucionet kanë bërë lëshime

I pyetur në “Rruga Drejt” se cili është qëndrimi i tij dhe i partisë së tij në lidhje me tentimin për marrjen e një pjese të  pronës së Televizionit Alsat, Arbër Ademi nga BDI, tha se nuk i ka përcjellë zhvillimet e fundit, derisa ka thënë se pret që situata të zbardhet dhe secili ta ketë përgjegjësinë e vet, shkruan Alsat.

Tact Watches

Ademi, po ashtu pranoi se institucionet relevante mund të kenë bërë lëshime, ani pse, tha paraprakisht se nuk i ka përcjellë zhvillimet.

“Unë shumë sinqerisht nuk i kam përcjellë këto zhvillimet e fundit, por gjithmonë jam në krahë të mediave, në krahë të gazetarëve dhe edhe subjekti politik të cilin unë e përfaqësoj, edhe në kohët më të vështira për gazetarët, ka qenë dhe vazhdon të jetë në anën e mediumeve. Uroj që në ato institucione ku ka pasur lëshime e të cilët për fat të keq kanë bërë lëshime, të merren masat e duhura dhe të zbardhet kjo situatë përpara mbarë opinionit ku secili do të ketë përgjegjësinë e vet”, tha Ademi./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Rusia mund të marrë 100 miliardë dollarë nga BE-ja për gazin në vitin 2022

Rita Ora me të dashurin marrin gjithë vëmendjen në shfaqjen e modës ‘Dior Men’s SS/23’

Punëtorët në Maqedoni të papaguar për orët shtesë

admin

Leave a Comment