May 23, 2022
Portali Shprehja

Ademi: VMRO-ja ta shqyrtojë vendimin për bllokimin e Kuvendit (Video)

Shefi i grupi parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar pas paralajmërimit për bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së, shkruan gazeta LAJM. Ademi ka thënë se bllokadat nuk janë në interes të qytetarëve dhe ka ftuar partinë maqedonase në opozitë, mos të nxitojë me vendime të tilla destruktive.

“Qytetarët duan qasje konstruktive, jo destruktuive. Qytetarët duan, siguri, stabilitet, mirëqenie dhe realizim të projekteve, ndërsa dhunimi institucional dhe bllokimi i shtetit nuk shkon në interes të qytetarëve. Sigurisht, është dëshmuar nga e kaluara që është politikë e gabuar. Shpreh keqardhje të thellë nëse merret një vendim I tillë nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE. Uroj që ta rishqyrtojnë pozitën dhe këtë qëndrim të tyre. I ftoj që të garojnë me ide, projekte dhe jo me bllokim dhe shkatërrim. Shteti do të funksionojë në bazë të ligjeve ekzistuese pavarësisht dëshirave dhe vendimeve të partive politike”, tha shefi i grupi parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi./Gazeta LAJM.

Tact Watches

Të Ngjajshme

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

admin

Dasmat, bizneset “fërkojnë” duart

Prap se prap prezantueset e lajmeve në Afganistan u shfaqën në ekran të mbuluara

Leave a Comment