June 27, 2022
Portali Shprehja

Administrata e Biden pritet të ofrojë 1 miliard dollarë shtesë si ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Administrata e presidentit Joe Biden të mërkurën pritet të shpallë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, sipas një zyrtari amerikan.

Tact Watches

Paketa pritet të përfshijë dërgesat shtesë, përfshrië municione dhe sisteme të mbrojtjes detare ndër artikujt e parë që do të dërgohen.

Duke folur në Bruksel, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se SHBA dhe Ukraina “po punojnë në hap për të përmbushur kërkesat e Ukrainës për kapacitete të reja, veçanërisht nevojën e saj për raketa me rreze të gjatë, forca të blinduara dhe mbrojtje bregdetare”.

Paketa pritet të përfshijë armë dhe furnizime që mund të dërgohen shpejt nga rezervat ekzistuese të SHBA, si dhe lëshimin e kontratave të reja për furnizime afatgjata për Ukrainën.

.

Të Ngjajshme

Golden Stejt, nga 450 mln shkon në 5.5 miliardë dollar!

Medison Kejs, anulon pjesëmarrjen në Uimbëlldon

Punonjësit e parkut zoologjik në Greqi vrasin shimpanzen, qytetarët paralajmërojnë protesta

Leave a Comment