May 28, 2022
Portali Shprehja

Administrata e Ministrisë së Diasporës më aktivja me projekte në sekretariatin gjeneral të Qeverisë

Administrata e Ministrisë për Diasporë rezulton të jetë administrata më aktive me punë dhe projekte në sekretariatin gjeneral të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan InfoShqip.

Kjo administratë e udhëhequr nga ministri Xhemail Çupi, nga radhët e Alternativës, ka arritur të korë sukses brenda vendit duke hapur zyra për diasporën në çdo komunë si dhe duke zhvilluar vizita dhe takime të rregullta me diasporën, gjegjësisht me organizatat, shoqatat, bashkësitë dhe unionet me prejardhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut që operojnë jashtë kufijve të saj gjeografik.

Tact Watches

Puna intensive e ministrisë së diasporës ka për qëllim krijimin e një bashkëpunimi të gjerë dhe efektiv në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore siç është zhvillimi ekonomik, kulturor, arsimor, ashtu edhe në zhvillimin dhe promovimin e potencialit njerëzor dhe mbi të gjitha ruajtjen e vlerave nacionale duke u bazuar në interes dhe besimi reciprok ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe diasporës./InfoShqip.com

.

Të Ngjajshme

”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

admin

Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

admin

LSDM: Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në “Parcela kriminale” janë në lidhje me VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin

admin

Leave a Comment